Arbëri

Një 30-vjeçar gjendet i vdekur në det në Durrës

Një 30-vjeçar është gjetur i vdekur rreth 100 metra në det, në Durrës, kanë raportuar mediat në Shqipëri të shtunën pasdite.

Ndërkaq policia, që ka njoftuar për rastin, nuk ka treguar identitetin e viktimës.

Sipas njoftimit, nuk janë konstatuar shenja dhune.