Arbëri

Vetëvendosja mbështet projektligjin për pandeminë

Lëvizja Vetëvendosje thotë se e mbështet projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Sipas tyre, ky projektligj ndihmon në luftimin dhe parandalimin e kësaj pandemie, e ani pse sipas tyre nuk është më i miri, kjo parti do e mbështesë këtë projektligj.

Projektligji është duke u diskutuar aktualisht në Kuvendin e Kosovës dhe më pas pritet të vendoset në votim.

Në emër të grupit parlamentar, deputeti Fitim Uka tha se gjithë iniciuesit e këtij projektligji mund të lehtësojnë punën e të gjithë profesionistëve shëndetësorë, policisë dhe Inspektoratit Policor me votimin e këtij projektligji.

“ Edhe pse me shumë vonesë, për arsyeje tashmë të njohura edhe për qytetarët, vjen në Kuvend projektligji që e ndihmon luftimin dhe parandalimin e COVID-19 në Kosovë. Mbase për shkak edhe kohës shumë të shkurtër që kemi pasur në dispozicion, ky nuk është projektligji më i mirë që mund të kishim, por është një avancim i infrastrukturës ligjore. Dhe një ndihmesë e jashtëzakonshme për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që ballafaqohen direkt me pandeminë. Tashmë me anë të këtij projektligji që presim të votohet ne si deputetë e kemi mundësinë që të përmbushim një obligim tonin institucional, por i mbetet qeverisë që luftën në raport me pandeminë ta marrë seriozisht”, ka deklaruar Uka për kp.