Arbëri

Pesë të vdekur e 140 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë persona kanë humbur betejën me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar në 205 numrin e viktimave nga ky virus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 140 raste të reja me COVID-19.

Ky rezultat ka dalë nga testimi i 603 mostrave.

Deri tash në Shqipëri janë kryer 47 mijë testime. 6676 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa raste aktive janë 2991.