Arbëri

Sot mblidhen katër komisione parlamentare

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mblidhet nga ora 10:00, që në rend të dite do ta ketë shqyrtimin e Raportit të Auditimit për Ministrinë e Diasporës, Investimeve Strategjike.

Do të mblidhet nga ora 13:00 Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Në këtë komision i pranishëm do të jetë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Do të diskutohet lidhur me programin legjislativ për vitin 2020, respektivisht të projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe gjendjen e Institucioneve Korrektuese në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19.

Po ashtu do të formohet edhe grupi punues që do të bëjë shqyrtimin e propozimeve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.

Në ora 13:00 do të mblidhet edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Do të diskutohet raporti i panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistomë dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit.

Nga ora 14:300 do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Aty do të dëgjohen dëshmitarët, ku i pranishëm do të jetë edhe ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi.