Arbëri

Moti sot në Kosovë

Foto: KOHA

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Gjatë pasdites përreth viseve malore mund të bie rrebesh shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik temperaturat në vise të ulëta do të sillen në 15 C deri në 31 C, kurse në vise malore 13 deri në 24 C. Do të fryjë edhe erë e lehtë nga veriu-verilindja 2-4 m/s.

Edhe dita e mërkurë do të jetë e nxehtë dhe pjesërisht e vranët. Orëve të pasdites priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 29C, e në vise malore 13C deri 22C. Erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 3-7m/s. Indeksi UV: 8.