Deri në mesditë moti mbizotërohet nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë Shqipërinë. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike, përjashtuar skajet Veri-Jug të cilat do të kenë kalime vranësirash dhe ndonjë shi të izoluar.
Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti mbizotërohet nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë Shqipërinë. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike, përjashtuar skajet veri-jug të cilat do të kenë kalime vranësirash dhe ndonjë shi të izoluar.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe krijon në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë pjesën më të madhe të Europës duke diktuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta, më të dukshme kthjellimet do jenë në Pellgun e Mesdheut, ndërsa vranësira, rrebeshe shiu dhe stuhi lokale ere do ketë Europa Lindore.
-
10 gusht 2020 10:26
-
Shpërndaje në: