Arbëri

Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet kushtetuese

Foto: Ilustrim

Ndryshimet kushtetuese në Shqipëri janë miratuar me 106 vota për. Ndërkohë kanë qenë 10 deputetë të cilët kanë votuar kundër këtyre ndryshimeve. Nga ana tjetër 6 deputetë nuk morën pjesë në votim, raporton Tch të enjten.

Ndryshimet kushtetuese kanë të bëjnë me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të pranverës së 2021, votuesit shqiptarë do të zgjedhin vetë deputetin e tyre, pasi listat nuk do të jenë më të mbyllura, por të hapura.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë, ndërsa 6 munguan, mes tyre 3 për arsye shëndetësore.

Kryeministri Edi Rama duke folur nga foltorja e Kuvendit është shprehur se nisma do të përsos më shumë demokracinë dhe pluralizmin.