Arbëri

Vdes një pacient me COVID-19 nga Gjilani

Foto: Alban Bujari / KOHA

Një pacientë me COVID-19 në Gjilan ka vdekur. Këtë e ka bërë të ditur kryesuesja e Kuvendit komunal të kësaj komune.

“Aga Musë (Musa Kurteshi), nuk e përballoi luftën me COVID-19. Sot, ndërroi jetë! Pushoftë në paqe, ashtu siç ka qenë paqësor në këtë jetë! Ngushëllime familjes, miqve e dashamirëve”, ka shkruar ajo.

Deri tash në vend kanë vdekur 197 persona pas infektimit me COVID-19, ndërkaq 7846 persona janë infektuar dhe 2467 janë shëruar.