Arbëri

Hoti ia përsërit QUINT-it: Dialogu të përmbyllet me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me koordinatorin shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Siç bëhet e ditur për media, në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në procesin e dialogut me Serbinë.

Bëhet e ditur se Hoti ka ritheksuar se dialogu duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve.

“Po ashtu, kryeministri Hoti i ka njoftuar ambasadorët e QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, për masat që po ndërmerr qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë Covid 19 dhe për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike”, shkruhet në njoftim.