Arbëri

Hyseni informon Hotin për takimet në Bruksel

Descriptive Text

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është njoftuar sot nga Koordinatori shtetëror për dialogun, Skënderi Hyseni, për takimet e delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë, në Bruksel.

Po ashtu, Hyseni e njoftoi kryeministrin Hoti edhe për takimet e tij të tjera të rëndësishme, ndër të cilat edhe me Asistent Sekretarin kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Informim e kryeministrit duke mos dhënë detaje të tjera përpos takimit dhe çështjes që është biseduar.