Arbëri

Krasniqi nis inspektimin e marketeve, kërkon zbatimin e masave kundër COVID-19

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me inspektorët e tregut ka nis inspektimin te disa operatorë ekonomikë për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19.

Ministri Krasniqi ka kërkuar nga operatorët respektim të masave për mbrojtje nga pandemia, derisa ka shprehur interesim edhe për cilësinë dhe sasinë e produkteve.

Ai ka kërkuar nga bizneset të tregohen të kujdesshme në këtë zbatimin e masave.

“Ne dolëm nga afër për të parë se sa po respektohen këto masa nga bizneset tona. Ne kemi rritur inspektimet në tërë vendin dhe në tërë komunat. Pas heqjes totale të masave dhe pas kthimit të tyre ka qenë një vështirësi me të cilën inspektorati jonë është përball. Ka pasur problem, janë shqiptuar edhe gjoba, por tani ajo që po shohim është se inspektorët kanë bërë një punë të madhe”, ka deklaruar ministri.

Krasniqi është interesuar edhe për cilësinë e ushqimit në veçanti për produktet e qumështit pas ankesave që ka marrë nga shoqata të ndryshme të kësaj fushë.

“Disa takime që i kam pasur me shoqata të ndryshme kanë shprehur shqetësimet e tyre për cilësinë e disa produkteve të importuara prandaj ne jemi këtu bashkë me ekspertë të fushave për të parë cilësinë dhe sasinë. Kemi thënë në fillim që fokus kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendor dhe ajo e konsumatorit dhe ne po bëjmë çmos që t’i mbrojmë prodhuesit tone”, është shprehur ministri Krasniqi.

Ministri është shprehur kënaqur me të gjitha masat si dhe me renditjen e ushqimeve dhe vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve.