Arbëri

Sonte në DESKU - Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe Dialogu Kosovë-Serbi nën hijen e Speciales dhe të pandemisë

Descriptive Text

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe Dialogu Kosovë – Serbi nën hijen e Speciales dhe të pandemisë janë dy temat që do të mbulohen sonte nga emisionit Desku në Kohavision.

Për temën e dialogut i ftuar është Belul Beqaj, politolog për vlerësime rreth asaj se a është ky momentum i duhur për t’u kthyer në tavolinën e bisedimeve. Sa dallon kjo valë negociatash nga të mëhershmet? Cila do të duhej të jetë qasja? Cili mund të jetë çmimi i kompromisit për njohje reciproke? Si ndikon procesi i filluar tashmë në Speciale ndaj Presidentit?

Për Zgjedhjet në Maqedonin e Veriut do të ketë videolidhje me Arsim Sinanin, publicist dhe profesor universitar; Bujar Osmani, anëtar i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI dhe Arben Taravari, Sekretar i Përgjithshëm, Aleanca për Shqiptarët. Do të diskutohet për atë se si do të ndikojnë në të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut këto zgjedhje? Çka presin partitë shqiptare atje dhe cilat janë gjasat që ato të bashkohen rreth një platforme të përbashkët? Cilat janë zotimet kryesore që përpiqen t’i çojnë përpara?

Gjithashtu, emisionin DESKU mund ta ndiqni direkt edhe në YouTube: