Arbëri

Qerkini: Dhomat e Specializuara në aspektin përmbajtësor janë tribunal ndërkombëtar

Qerkini: Dhomat e Specializuara në aspektin përmbajtësor janë tribunal ndërkombëtar

Avokat i akredituar në Dhomat e Specializuara për Kosovën, Artan Qerkini, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se Dhomat e Specializuara në aspektin përmbajtësor janë tribunal.

“Kur presidenti flet për çështje teknike, me siguri ka menduar në çështje procedurale. Është e vërtetë se mund të kenë ekzistuar shumë çështje procedurale që mund të jenë diskutuar. Ka shumë arsye për një gjë të tillë dhe ajo kryesore është se Dhomat e Specialuzara janë një mekanizëm i ri ku praktika e tyre nuk është shumë konsistente prandaj është mëse e nevojshme që disa çështje procedurale të diskutohen”, ka thënë Qerkini.