Arbëri

Kosova ua kërkon testin për COVID-19 qytetarëve nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja

Foto: KOHA

Qeveria e Kosovës ka aprovuar vendimin që t’ua kërkojë testin negativ për COVID-19 qytetarëve që hyjnë nga Maqedoni të Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. Qytetarët duhen të kenë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë nga koha e paraqitjes në kufirin me Kosovën.

Por, është njoftuar se përjashtohen nga ky vendim gjithë qytetarëvt e këtyre vendeve nëse hyjnë përmes aeroportit “Adem Jashtri”. Ata nuk duhet të paraqesin testin negativ për COVID-19, por të nënshkruajnë një deklaratë ku thonë se brenda tri orëve do ta lëshojnë Kosovën. Edhe qytetarët që përdorin aeroportin “Adem Jashari” për udhëtim në vende tjera nuk kanë nevojë për test.

Transportuesit që vijnë nga këto vende në Kosovë, nuk kanë nevojë të prezantojnë testin RT-PCR, por duhet respektuar protokollet për transport ndërkombëtar. Edhe transporti i organizuar me autobusë ose linja ndërkombëtare në transit nga këto vende, nuk duhet të prezantojë vërtetimin e testit, por duhet të nënshkruajë deklaratë që obligohet largimi nga territori i Kosovës brenda 5 orëve.

Të liruar nga paraqitja e testit janë diplomatët e huaj dhe familjet e tyre. E po ashtu edhe shtetasit e tri vendeve të cilët kanë edhe shtetësinë e Kosovës nëse janë me vendbanim në Kosovë.