Arbëri

Temperaturat në Shqipëri sot shkojnë deri në 36 gradë

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira, të cilat do sjellin mot të kthjellët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, të cilat do të variojnë: në zonat malore, nga 17ºC në 30ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 37ºC.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.