Arbëri

Japonia do t’i japë Kosovës mbi 700 mijë dollarë për përballimin e koronavirusit

Prishtinë, 6 korrik - Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, priti sot të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, z. Mitsunori Ogasawar.

Ai fillimisht e falënderoi Japoninë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, veçanërisht për ndihmën konkrete gjatë kësaj kohe të pandemisë, ndërsa në vazhdim ata biseduan në lidhje me asistencën teknike që Japonia do t’i ofrojë Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19.

Ambasadori, Mitsunori Ogasawar njoftoi se ndër të tjera Japonia do t’i japë një shumë të konsiderueshme financiare sektorit të shëndetësisë në Kosovë prej mbi 700 000 dollarësh dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë ky bashkëpunim i afërt në mes të dy shteteve.