Arbëri

Kufijtë e Shqipërisë të hapur për shqiptarët dhe të huajt

Policia e Shtetit e Shqipërisë informoi sot në lidhje me situatën e kufizimeve të kalimit të kufijve, ndërsa vuri në dukje se kufijtë e Shqipërisë janë të hapur për të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë.

Sipas Policisë, me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë, me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse është një grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi; me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë.

Po ashtu, Policia e Shtetit njoftoi se “me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke; me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve”.

“Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi”, shprehet policia./atsh/