Arbëri

Ministria e Financave nuk do ta kompensojë tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

Foto: Koha

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka konfirmuar se nuk do të kompensohet tërheqja e 10 për qindëshit të kursimeve të mbledhura në Trustin Pensional.

Qytetarët mund të tërheqin mjetet nga Trusti, ka sqaruar ai, por që ato nuk do të kompensohen nga shteti.

“Ministria e Financave ka marrë vendim që të mos kompensohen mjetet e tërhequra nga Trusti. Kjo pasi që kemi parë një diferencë të madhe në pasqyrën e qytetarëve. Kemi qytetarë që i ka vetëm 100 euro dhe të tjerë nga 5 mijë apo 10 mijë euro. Do të ishte e padrejtë që të kompensohen këto mjete”, ka thënë Krasniqi për “Ekonomia Online”.