Arbëri

13 parti kanë përdorur resurset publike për fushatë, gjen DnV-ja

Descriptive Text

Demokracia në Veprim, që në ditën e tretë të fushatës parazgjedhore ka raportuar se 13 nga 77 partitë politike, kanë përdorur resurset publike, veturat dhe shërbyesit civil për qëllime elektorale.

Ismet Kryeziu nga “Demokracia në Veprim”, tha se nga 41 rastet e raportuara, 15 prej tyre janë përdorur nga PDK-ja 9 raste nga AKR-ja, 7 nga LDK-ja dhe 6 nga AAK-ja.

Ndonëse vetëm 6 nga 39 partitë i janë përgjigjur hulumtimit të “Demokracisë në Veprim” për transparencë në shpenzimet gjatë fushatës, David Ondračka nga Transparency International, tha se paratë që qarkullojnë për shpenzime të fushatave zgjedhore duhet të monitorohen dhe të jenë transparente.

Të njëjtën gjë tha edhe Mjellma Hapçiu-Alijaj, e cila u shpreh se transparenca dhe llogaridhënia janë kusht për demokraci.

Deri tash, janë raportuar vetëm dy incidente në aktivitetin elektoral të partive, një në Novobërdë nga Lista Serbe dhe një mosmarrëveshje në Graçanicë mes SLS-së dhe Listës Serbe.


13 parti kanë përdorur resurset publike për... by kohanet