Arbëri

Hoti mbledh Komitetin për Pandeminë, diskutohet rreth masave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se ka mbledhur Komitetin për Pandeminë për të diskutuar rreth masave që duhet të merren, shkaku i rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Takimi, të hënën, është i mbyllur për medie, derisa është paralajmëruar konferencë pas tij, raporton KOHA.

I pranishëm përpos Hotit është edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.