Arbëri

Apeli kthen në rigjykim çështjen e ish-ministrit Tahiri

Gjykata e Apelit në Tiranë ka kthyer për rigjykim çështjen e ish-ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka bërë të ditur TCh të premten.

Sot pritej të jepej vendimi final, por Apeli vendosi të kthejë çështjen nga e para.

Saimir Tahiri ka hedhur poshtë akuzat, në një kohë që shkalla e parë e dënoi me 5 vjet burgim për shpërdorim detyre, por ish-ministrit ia konvertoi në 3 vjet e gjysmë shërbim prove, për çka u ankua.