Arbëri

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mëngjesin e sotëm dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Sarandës.

Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 38 kilometra në veriperëndim të Janinës dhe 9 kilometra në jug të Kefalovrisit, ndërsa është ndjerë edhe në Sarandë. Lëkundja është regjistruar në orën 07:15 dhe nuk raportohet për dëme materiale.