Arbëri

Mustafa: Para takimit me Vuçiqin të takohemi edhe njëherë mes veti

Descriptive Text

Kryeministri Avdullah Hoti anuloi vizitën në Washington. Menjëherë qe reagimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike Isa Mustafa, i cili thotë se këtë e ka bërë pasi fillimisht nevojitet një takim mes të gjithë liderëve në Kosovë.

Në LDK nuk ka konfuzion se a duhet të shkojë Kryeministri në Washington apo jo, thotë Mustafa, teksa shton se LDK-ja beson fuqishëm në SHBA-të.

“Për në Washington u nis delegacioni shtetëror i Kosovës me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan. Në Washington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet t’i prijë delegacionit”, shkruan Mustafa.

Thotë se “Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e t’i prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale”.

“Nuk kemi të bëjmë me Z. Thaçi dhe z. Hoti por kemi të bëjmë me shtetin e Kosovë. Bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe BE nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me proceset dhe procedurat e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale. Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiqin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashkë të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme. Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje”, shkroi Mustafa në Facebook.