Arbëri

Udhëtarët që vijnë nga Zvicra në Kosovë rekomandohet ta kenë testin negativ

Foto: KOHA

Ambasada e Kosovës në Bernë, ka njoftuar se të gjithë personat që vijnë në Kosovë nga Zvicra rekomandohet të kenë testin për koronavirus negativ dhe kjo, jo më të vjetër se katër ditë.

Njoftimi vjen pasi Qeveria e Kosovës të martën ka vendosur që më 28 qershor të rihapë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Aeroporti do të fillojë të funksionojë me linja të rregullta ajrore nga data 28 .06. 2020. Të gjithë udhëtarët që hynë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Bernë.