Arbëri

Bushati: Lugina duhet të bashkohet rreth një platforme që mbron identitetin kombëtar

Bushati: Lugina duhet të bashkohet rreth një platforme që mbron identitetin kombëtar

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në Report TV ka thënë se shqiptarët e Luginës duhet të bashkohet rreth një platforme përmes së cilës do të mbrojë identitetin kombëtar.

“Duhet ndaluar asimilimi! Kurthit të numrave në një parlament njëngjyrësh që ka pak lidhje me një vend Europian duhet t’i vihet përballë platforma e të drejtave të tyre”, ka thënë ai.