Arbëri

Të dielën në Kosovë parashihet mot i vranët e me intervale me diell

Foto: Arben Llapashtica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Parashihet se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.