Arbëri

83 raste të reja me COVID-19 në Kosovë të enjten

Foto: Alban Bujari / KOHA

Vazhdon të jetë i lartë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë. Të enjten janë konfirmuar 83 raste, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Janë testuar 457 mostra kurse në tri komuna janë regjistruar mbi dhjetë raste. Në Vushtrri janë konfirmuar 15 raste të reja, në Prishtinë 14 raste të reja ndërsa në Gjilan 12 raste. Peja e Mitrovica i kanë nga 9 raste të reja, Dragashi tetë, Mamusha shtatë e Prizreni gjashtë. Nga një rast të enjten është konfirmuar në Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skënderaj.

Me pesë të shëruarit të enjten, numri i të shëruarve në vend ka shkuar në 973.

Në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1916 raste me COVID-19. 34 pacientë, që kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese, kanë vdekur.

Numri i rasteve aktive në vend është 909.