Arbëri

Thirrja për kujdes nuk përfillet: tollovi para Agjencisë së Regjistrimit Civil

Descriptive Text

Dy ditë pasi Ministria e Shëndetësisë miratoi manualin se si duhet vepruar në publik dhe një ditë pasi ftoi të gjithë të mbajnë maska dhe distancë si masa për parandalimin e koronavirusit, një foto e bërë sot para objektit të Agjencisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë, tregon krejt të kundërtën: Tollovi dhe pak persona që mbajnë maskë e dorëza.

Ditëve të fundit, si pasojë e lehtësimit të masave, është rritur dukshëm numri i të prekurve me COVID-19. Dje u raportuan 77 raste, ndërkohë në dy ditët paraprake 141 e 129.