Arbëri

KOHA shpall konkurs për përzgjedhjen e një individi apo firme që ofron shërbime dhe zgjidhje dizajni

Tri nga kompanitë më të mëdha mediale në Evropën Juglindore, KOHA (Prishtinë), Vijesti (Podgoricë) dhe Oslobodjenje (Sarajevë) janë dakorduar për prodhimin e përbashkët të një TV magazine rajonale, pra një emision javor televiziv, me gjatësi prej 30 minutash, ku do të promovohen rrëfimet e rralla nga të tria vendet nga perspektiva e secilit shtet.

Gjuhët e këtij emisioni do të jenë shqipja, malazezishtja dhe boshnjakishtja - dhe do të përcillen me përkthime të titruara sipas gjuhëve përkatëse në secilin shtet.

Emri i projektit: “Via Balcanica”

Konkursin e shpall: KOHA, si bartësja e projektit

Kërkohet:

Zgjidhja grafike për logotipin e programit;

Shpica hyrëse e emisionit me muzikë origjinale (15-20 sekonda)

Flash me muzikë origjinale (7-10 sekonda)

Shpica përmbyllëse me muzikën origjinale (30 sekonda)

Shabllonet e materialeve promovuese për TV, Youtube dhe media sociale.

Synimi i këtij konkursi është angazhimi i një individi apo e një firme, që do të ofrojë zgjidhjen më të mirë promovuese për programin, i cili do të transmetohet gjatë pjesës së dytë të vitit 2020, në televizionet e të tria shteteve si dhe në portalet dhe mediat sociale përkatëse.

Kush mund të konkurrojë: Të gjithë dizajnuesit e kualifikuar apo kompanitë e dizajnit.

Konkursi do të jetë i hapur nga 16.6.2020 deri më 15.7.2020.

Konkurruesit duhen dorëzuar:

CV-të dhe portofolion;

Propozimin e kompletuar (videon, audion, logotipin dhe shabllonet);

Deklaratën mbi autenticitetin e punimeve të prodhuara.

Juria profesionale do të përbëhet prej përfaqësuesve të të tre mediumeve.

Kriteret e përzgjedhjes: Zgjidhjet origjinale dhe inovative që synojnë përshkrimin e qëllimit të këtij bashkëpunimi rajonal.

Ofertuesit e kanë lirinë e plotë të dizajnimit të zgjidhjes, e cila do të duhej të përmbushte kriteret si vijon:

Logotipi dhe të gjitha materialet promovuese duhet të jenë origjinale dhe të mos përmbajnë ndonjë element nga puna e ndonjë autori tjetër;

Logoja duhet ta përmbajë qartë emrin e programit, si dhe nënshkrimin “TV magazina rajonale” në të tria gjuhët e lartpërmendura;

Logotipi duhet të jetë vektor

Ai duhet të dallohet si për nga ngjyra, ashtu edhe nga hijezimi;

Formati i materialit duhet të jetë JPEG, PDF apo TIFF (300 dpi) për logon, dhe Mpeg2 dhe Mpeg4 apo formate të tjera të konvertueshme të videove për videoklipet;

Të dhënat mbi autorin apo kompaninë dizajnuese duhet të përmbajnë emrin, emailin, numrin e telefonit dhe një CV/portofol;

DUKE i dorëzuar propozimet, ofertuesit i pranojnë kushtet e këtij konkursi.

Të gjitha dokumentet dhe punimet duhet të dërgohen në emailin desku@kohaditore.com

Autori/kompania do të shpërblehet me 4 800 dollarë amerikanë (bruto) pas vendimit përfundimtar të jurisë profesionale dhe përshtatjes së specifikave teknike.