Arbëri

​MPJD s’ka asnjë rast të ri me COVID-19, rezultatet e sotme dolën negative

Ministria e Puneve te Jashtme e Kosoves - objekti

Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, një numër i stafit të ministrisë dhe kabinetit janë testuar për COVID-19 nga ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Testimet janë bërë pasi një punonjëse e MPJD-së, ditë më parë u konfirmua me këtë virus, të marrë nga një familjar i saj, por fatmirësisht të gjitha testimet e sotme kanë rezultuar negative.

MPJD bën të ditur se për ta mbrojtur shëndetin publik, sot dhe nesër të gjitha takimet fizike të parapara të kësaj ministrie janë anuluar, ndërsa nga e mërkura do të vazhdojë me takime virtuale deri në relaksimin e masave, konform rekomandimeve të IKSHPK-së.