Arbëri

WSJ: Përmes dialogut për paqe në Ballkan, Trumpi synon të përmirësojë kredencialet e tij

Presidenti Donald Trump i ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë liderët e dy kombeve të armiqësuara të Ballkanit, në një përpjekje për të ndërmjetësuar një zgjidhje për mosmarrëveshjet disa dekadëshe që kishte nxitur ndërhyrjen ushtarake amerikane në këtë rajon.

Përkundër krizave të dyfishta – protestat mbarëkombëtare dhe përhapjen e pandemisë, Trump, shpreson që ta sigurojë një marrëveshje finale të paqes në një rajon që ka qenë pikë e nxehtë e rivaliteteve mes superfuqive, për t’i përmirësuar kredencialet e tija në rrafshin e politikave të jashtme, sipas zyrtarëve të SHBA-së, shkruan The Wall Street Journal.

Por, hapja e re e bisedimeve midis Kosovës së mbështetur nga SHBA-ja dhe Serbisë, një aleate e Rusisë, tanimë po nxit kundërthënie në Evropë, ku diplomatët druajnë se Bashkimi Evropian po anashkalohet, transmeton KOHA. 

Serbia ka konfirmuar për takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Ish-kryeministri, Kurti, kishte akuzuar Grenellin, i cili do të koordinojë takimin në Shtëpinë e Bardhë, se ka orkestruar një “grusht shtet” kundër tij, gjë të cilën e ka mohuar Grenelli.

Disa prej liderëve evropianë thonë se marrëveshja potenciale vendos një precedent të rrezikshëm, sepse frikësohen se në të mund të përfshihet edhe shkëmbimi territorial.

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, që ishte betuar më 3 qershor, ka thënë për WSJ-në se Qeveria e tij është e etur që fillojë negociatat nën udhëheqjen e SHBA-së.

Derisa lufta kishte përfunduar më 1999, kishte dhunë sporadike gjatë dy dekadave të kaluara që kanë rezultuar me vdekje në të dyja anët dhe të paqeruajtësve në vend.