Arbëri

Ministri i MTI-së viziton një pikë të derivateve, matet sasia, verifikohet cilësia

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me Inspektoratin e Tregut të kësaj ministrie dhe Agjencinë e Metrologjisë, ka vizituar një pikë të derivateve, ku janë marrë mostra për matjen e sasisë dhe verifikimin e cilësisë.

Ministri Krasniqi bëri të ditur se kjo vizitë po bëhet për arsye të mbrojtjes së konsumatorit, duke vlerësuar se produktet që blihen duhet të jenë me standarde evropiane.

Krasniqi theksoi se marrja e mostrave do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, por edhe në produkte tjera.