Arbëri

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Descriptive Text

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e Kryesisë nga ora 11:00.

Në rend dite janë Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit, dhe Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Në njoftim thuhet se takimi do të mbahet pa prezencën e mediave, kjo për shkak të situatës me pandeminë.

“Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave. Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes”, thuhet në njoftim.