Arbëri

Mustafa uron 1 Qershorin, thotë fëmijët janë pasuria më e madhe e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, ka uruar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve.

Përmes Facebookut, Mustafa thotë se institucionet e Kosovës u kanë borxh fëmijëve, që përmes punës dhe përkushtimit tu hapet perspektiva jetësore.

Mustafa thekson se fëmijët janë pasuria më e madhe e vendit.

Postimi i Mustafës:

Fëmijët dhe rinia janë pasuria më e madhe që i ka Republika e Kosovës.

Ne iu kemi borxh që përmes punës me ndershmëri dhe përkushtim t’iu hapim perspektivë jetësore, ekonomike, arsimore, edukative....

Urime 1 Qershori, Dita e Fëmijëve!