Arbëri

Qeveria Hoti miraton programin për periudhën 2020-2023

Foto: Alban Bujari

Dy ditë pasi mori besimin e deputetëve, Qeveria Hoti në mbledhjen e së premtes ka miratuar programin qeverisës për vitet 2020-2023.

Kryeministri, Avdullah Hoti duke arsyetuar këtë program tha se në planin afatshkurtër përfshinë rimëkëmbjen ekonomike, luftën ndaj pandemisë, luftimin e korrupsionit dhe përmbylljen e dialogun me Serbinë.

Ndërsa, zëvendësi i Hotit, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri tha se në kuadër të programit qeverisës është pakoja e reformave shtetërore, ky përfshihet edhe Ligji për Qeverinë.

Krahas këtyre, në mbledhjen e dytë të ekzekutivit, zëvendësja e katërt e kryeministrit Hoti, Albulena Balaj-Halimaj, tha se primare duhet të jenë edhe reformat pensionale.

Për shtetin e së drejtës foli zëvendëskryeministri tjetër, Driton Selmanaj, por që tha se nuk është e qartë ende sa a do të bëhet procesi i vettingut në drejtësi, apo jo.

Para votimit të programit qeverisës folën edhe disa prej ministrave të kabinetit Hoti, të cilët sipas dikastereve tyre potencuan prioritetet e tyre. \ ksp