Arbëri

13 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

13 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Shqipëri, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik të Shqipërisë. 11 nga rastet janë në Tiranë, ndërsa nga një në Krujë dhe Shkodër.

Tri nga rastet janë personel mjekësor.

Në Shqipëri numri total i të infektuarve ka arritur në 1197, ndërsa 266 janë raste aktive, ku 68 për qind e tyre gjenden në Tiranë. Janë regjistruar 33 të vdekur.