Arbëri

Vuçiq falënderon Iranin për mosnjohjen e Kosovës

Foto: Reuters

Irani dhe Serbia do të zhvillojnë bashkëpunim në të gjitha fushat ku për atë ka mundësi, u dakorduan sot në një bisedë telefonike presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti iranian Hassan Rohani.

Vuqiç tha se Serbia falënderon Iranin, i cili miqësinë e tij e tregon me qëndrimin parimor për mosnjohjen e Kosovës si dhe mbështetjen e saj për këtë çështje, me gjithë presioneve të mëdha.

Rohani tha se Irani do të respektojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë dhe do të vazhdojë të mbështesë vendin në organizatat ndërkombëtare.