Arbëri

Shuhet Ministria e Integrimeve Evropiane

Descriptive Text

Qeveria Hoti do të ketë 16 ministri. Por, Ministria e Integrimit s’do të jetë pjesë përbërëse e qeverisë së re.

Drejtori institutit EPIK, Demush Shasha, e ka kujtuar se qeveria e votuar sot e ka shuar atë. Deri sot, në Qeverinë Kurti, ajo drejtohej nga Blerim Reka.

“Para 10 viteve është krijuar Ministria e Integrimit. Sot ajo është shuar. Shuarja e saj është analogji e përshtatshme për të simbolizuar perëndimin e filluar prej kohësh të interesimit politik për reformat Evropiane. Sidoqoftë, përtej simbolikes, është vendim i duhur që kompetencat e MIE-së të barten tek Zyra e Kryeministrit. Në tetor 2019 kemi shtjelluar në detaje 10 arsye përse”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Sipas Shashës, e ardhmja procesit integrues nuk duket premtuese me një koalicion i cili qëndron mbi ujë vetëm fal 1 vote e cila ndërroi mendjen pasi që dikush i ka shkuar në shpi. E ka fjalën për deputetin e Nismës Haxhi Shala, i cili tha se pas vizitës së presidentit dhe ish-kryeministrit Haradinaj, ai do ta japë votën për Qeverinë Hoti.

“Duke shikuar përpara, ajo çfarë kemi mësuar për këto 10 vite është se dinamika e procesit integrues nuk varet nga strukturat, por nga vullneti politik. E ardhmja procesit integrues nuk duket premtuese me një koalicion i cili qëndron mbi ujë vetëm fal 1 vote e cila ndërroj mendjen pasi që dikush i ka shkuar në shpi. Mund të imagjinoj se si do të përkthehen fjalët e deputetit Shala në kancelaritë Evropiane: “He said that last night someone went to his house”. Së paku mund të themi se ky është një fillim jo shumë Evropian :), e për të tjera do na dëshmoj koha. Votat nuk kam, por dëshirat e mira po. Prandaj i uroj fat Qeverisë së re, sepse pa dyshim do i duhet”, përfundon Shasha.