Arbëri

Ministria e Ekonomisë emëron Agim Millakun u.d të kryeinspektorit të punës

Descriptive Text

Ministria në detyrë e Ekonomisë e ka emëruar të hënën Agim Millakun, si ushtrues detyre të kryeinspektorit të punës në Kosovë, duke mohuar shkarkimin e Valon Lecit.

Burime brenda MEPTINIS thonë se nuk e kanë shkarkuar u.d e kryeinspektorit, Valon Leci, por se atij i ka skaduar koha e përcaktuar si ushtrues detyre.

Gjatë ditës është raportuar se Leci u shkarkua nga kjo pozitë, për shkak se javën e kaluar nxorri disa vendime në favor të kryeshefave të shkarkuar të ndërmarrjeve publike. Konkretisht bëhet fjalë për kryeshefin e Telekomit, Bedri Istrefi, drejtorin e KEK-ut, Nijazi Thaçin dhe kryeshefin e Postës Shefqet Avdiaj.