Arbëri

Prokuroria hedh hap në hetimet rreth akuzave të Thaçit për dhomën e përgjimeve

Prokuroria e Shtetit ka nisur të enjten me mbledhjen e informatave, pas akuzave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të një nate më parë rreth hyrjes së kryeministrit, zv.kryeministrit dhe u.d të ministrit të Brendshëm në dhomën e përgjimeve të PTK-së t

Në një përgjigje për KOHËN është bërë e ditur se prokuroria ka nisë me grumbullimin e informatave.

“Ju njoftoj se Prokurori i Shtetit është në fazën e grumbullimit të informatave për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

Thaçi të mërkuren ka bërë akuza të rënda ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, zv.kryeministrit, Haki Abazit dhe ud të ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla.

“Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Sveçla kanë vizituar dhomën e përgjimeve dhe kanë kryer vepër penale, duke i ndalur kamerat. Ata aty kanë qëndruar për tri ditë”, ka thënë Thaçi.