Arbëri

Komandanti i Njësisë Speciale, i suspenduar për ahengun në pandemi, të enjten kthehet në punë

Descriptive Text

Komandanti i Njësisë Speciale, Amir Gërguri, të enjten do të kthehet në punë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për KOHËN.

Ai ishte suspenduar për shkak të përfshirjes së tij në një aheng në kohë pandemie me zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe të afërm të liderëve shtetërorë, e ku ishin shkrepur 50 plumba.

Hetimi i Inspektoratit Policor ka gjetur vetëm shkelje të lehta administrative dhe kësisoj ka rekomanduar kthimin e tij në punë.