Arbëri

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia.

Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë.

Statistikat tregojnë se për dy muaj vlera e mallrave të importuara nga ky shtet është rreth 29 milionë euro. Ndërkaq, janë eksportuar në Serbi mallra në vlerë 2.7 milionë euro, raporton KOHA.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës thotë se reciprociteti gradual tregtar me Serbinë është duke u zbatuar.

Sipas ekzekutivit, ka pasur edhe raste kur është tentuar të futet mall në Kosovë, duke iu referuar Kosovës jo me emrin e saj kushtetues.

Ndërkohë, një vendim të ri për reciprocitetin Qeveria në detyrë paralajmëron më 15 qershor.

Instituti GAP vlerëson se heqja e taksës ishte e nevojshme, për shkak se çmimet e produkteve u rritën në 6 për qind sa ishte në fuqi.

Derisa sasia e importit nga Serbia, sipas GAP-it, varet edhe nga interesimi për të blerë këto produkte.

Edhe për shkak të pandemisë të hyrat nga importi me Serbinë për muajt prill - maj kanë qenë rreth 3.5 milionë euro. Me vendim të Qeverisë në detyrë, nga 1 prilli ka hyrë në fuqi reciprociteti gradual ndaj Serbisë.