Arbëri

Java në Shqipëri nis me mot të nxehtë

Descriptive Text

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët, por që nuk përjashtohet mundësia e reshjeve në zonat e thella malore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09ºC në 22ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 29ºC dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 30ºC.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.