Arbëri

Një rast me koronavirus të enjten në Kosovë

Foto: Alban Bujari / KOHA

Vetëm një rast me koronavirus është shënuar të enjten në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas njoftimit, rasti është nga Komunae Vushtrrisë.

IKSHPK njofton se të enjten janë testuar 145 mostra të marra nga Klinika Infektive, të cilat ishin kontakte të rasteve në terren.

“Nga data 08 shkurt deri më 21 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.551 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.004 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.