Arbëri

Pandemia dhe raportet dypalëshe u diskutuan midis Kurtit dhe Pendarovskit

Menaxhimi i gjendjes gjatë pandemisë së koronavirusit dhe raportet dypalëshe janë diskutuar të enjten, në telefonatën midis kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit.

“Kryeministri në detyrë Kurti dhe Presidenti Pendarovski i komunikuan njëri-tjetrit gjendjen me COVID-19, masat që institucionet qeverisëse të vendeve respektive kanë ndërmarrë për luftimin dhe menaxhimin e kësaj pandemie, dhe rimëkëmbjen pas saj”, shkruhet në njoftimin e Zyres së Kurtit.

Në njoftim poashtu bëhet e ditur se kryeministri ia kishte shprehur Pendarovskit përkushtimin e tij për raporte dypalëshe me shtete fqinje.

të jetë faktor kyç dhe kontribut-dhënës në regjion.