Arbëri

OBD e kënaqur me të arriturat e Doganës së Kosovës

Descriptive Text

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, me bashkëpunëtor është duke qëndruar në Bruksel ku është duke mbajtur takime bilaterale me Organizatën Botërore të Doganave.

Berisha, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, u takuan me zv. Sekretarin Gjeneral të OBD (WCO), Sergio Mujica, që ishte edhe takimi i parë bilateral në mes të Doganës së Kosovës dhe OBD, që nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, raporton KP.

Gjatë takimit u diskutua raporti mes OBD dhe anëtareve, ku Dogana e Kosovës shprehimisht u zotua për partneritet dhe kontribut si anëtare në këtë organizatë. Nga ana tjetër, OBD paraqiti gatishmërinë për ndihmë në çështjet e fushëveprimit doganor si dhe kërkoi nga Dogana e Kosovës të jetë kontribuuese në përpilim e standardeve ndërkombëtare.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Berisha, gjithashtu bëri një prezantim të shkurtër për zhvillimet në DK, derisa zyrtarët e OBD-së u shprehën të kënaqur me të arriturat e Doganës së Kosovës.

Ditëve në vazhdim, drejtori i përgjithshëm do të vazhdojë takimet me OBD ashtu që Dogana e Kosovës, respektivisht Kosova, të përfaqësohet por edhe të përfitojë eksperiencat dhe asistencën nga OBD.