Arbëri

Breshër sa kokrrat e vezës në Has, thyen xhamat e veturave

Pas disa ditëve tropikale, dje në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, shumë pjesë të Kosovës janë freskuar me reshje shiu e breshëri.

Në Ferizaj, Shtime, disa fshatra të Rahovecit dhe Gjakovës, ka rënë sasi e konsiderueshme e shiut, shoqëruar edhe me breshër

Në Has madje janë shkaktuar edhe dëme materiale, nga breshëri i cili ishte edhe sa kokrra e vezës, dhe një qytetar ka dërguar fotografi të veturës me xhama të thyer.

Në fotografi të dërguara nga qytetarët, është parë se breshër ka rënë edhe në Fushë-Kosovë e Obiliq.

{gallery}