Arbëri

Në Maqedoni edhe shqiptarët nuk bëjnë fëmijë

Pak martesa, divorce dhe gjithnjë e më pak lindje... nuk është e vështirë të gjesh në Maqedoni, sepse ky fillimvit ka nisur i mbrapshtë për shtimin natyror të popullsisë.

Ai si asnjëherë më parë brenda katër muajve është reduktuar me rreth 800 persona, shkruan Koha. Komuna të tilla si Manastiri, Prilepi, Karposhi janë në minus më të thellë sesa të tjerat.

Shqetësues është fenomeni për disa komuna të tjera, si Kërçova, Gostivari, Struga, e të tjera në të cilat vijon të pakësohet numri i përgjithshëm i popullsisë.