Arbëri

“Herd” nëpër malet e Sharrit

Në kuadër të ciklit të dokumentarëve me histori të harruara të Kosovës, të premten do transmetohet dokumentari “Herd” (Kopeja) i filmbërësit Baris Karamuço.

“Herd” sjell në 30 minuta jetën e barinjve në malet e Sharrit dhe pasqyron jetën në këto anë.

Përditshmëria e banorëve nga kultivimi i djathit – karakteristikë e kësaj ane, e deri tek mirëmbajtja dhe kujdesi për kopetë, vijnë mjeshtërisht përmes kamerës së autorit të filmit.

“Herd” është dokumentari i fundit në kuadrin e kësaj serie transmetimi.

“Herd” transmetohet të premten në KTV nga ora 21:00.