Arbëri

IKSHPK-ja rekomandon që të karantinuarit të testohen në ditën e shtatë pas arritjes

Foto: Alban Bujari / KOHA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, pas konstatimit për normalizim të rasteve me koronavirus në Kosovë dhe rënies së rasteve pozitive e qetësimit të vatrave epidemike, ka rekomanduar që testimi i personave të vendosur në karantinë të bëhet në ditën e shtatë pas arritjes.

Deri tash, kushdo që ka ardhur në Kosovë ka qenë i detyruar të qëndrojë në karantinë për dy javë, ose në vetizolim për po atë periudhë.

Në listën që Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë KOHËS, janë këto rekomandime:

  • Punëtorët shëndetësorë të QKMF në karantinë t’i përmbahen strikt udhëzimeve, protokoleve për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në karantinë;
  • Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë të përcjellin gjendjen shëndetësore të personave të vendosur dhe të bëhet testimi i tyre ditën e shtatë pas arritjes;
  • Të gjithë personat SARS CoV-2 POZITIV, pa shenja klinike të mbahen në izolim deri në shërimin e plotë të tyre (sipas OBSH dy teste radhazi negative së paku 24 orë e më së largu 48 orë) e nëse kanë shenja dhe simptoma të rënda klinike të hospitalizohen në Klinikën Infektive;
  • Të gjithë personat SARS CoV-2 NEGATIV, rekomandohet të vetë-izolohen në shtëpi 14 ditë sipas udhëzimeve të IKSHPK;